Tenisti spanjoll Rafael Nadal u rendit në vendin e katërt në turneun “show” të “Six Kings Slam” që u zhvillua në Arabinë Saudite. Pasi u mund 2-0 në gjysmëfinale nga Carlos Alcaraz, ai u mund po 2-0 edhe në sfidën për vendet 3-4 nga serbi Novak Gjokoviq.
Në përfundim të kësaj sfide, atij iu tha nga organizatorët një raketë e artë, e cila ka një vlerë prez 250 mijë eurosh.
Rafa, ambasadori i tenisit në Arabinë Saudite, është kurorëzuar me objektin e çmuar që thuhet se peshon 3 kg dhe është tërësisht prej ari.
Organizatorët e turneut më të shtrenjtë të tenisit nuk janë kursyer në shpenzime. Sipas tyre,
Nadal mori mirënjohjen për një karrierë të papërsëritshme prej 22 grand slam të fituar. Ai do të tërhiqet nga sporti pas një muaji, në finalet e Kupës Davis.