Fillon rishtresimi i gjashtë fushave të tenisit në Prishtinë

Tenis

Fillon rishtresimi i gjashtë fushave të tenisit në Prishtinë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:46
Pamje

Kanë filluar punimet tek dy terenet e para të tenisit në Taukbahçe.

Në hapjen e punimeve mori pjesë Presidenti i FTK, Jeton Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj si dhe Drejtori i Drejtorisë së Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica vizituan nga afër punimet.

Ky projekt vjen si bashkëfinancim nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit – ITF dhe Komuna e Prishtinës.

Punimet do vazhdojnë në gjashtë terenet e tenisit në Taukbahçe dhe Gërmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat