Kanë filluar punimet tek dy terenet e para të tenisit në Taukbahçe.
Në hapjen e punimeve mori pjesë Presidenti i FTK, Jeton Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj si dhe Drejtori i Drejtorisë së Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica vizituan nga afër punimet.
Ky projekt vjen si bashkëfinancim nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit – ITF dhe Komuna e Prishtinës.
Punimet do vazhdojnë në gjashtë terenet e tenisit në Taukbahçe dhe Gërmi.