Karlos Alkaraz vjen në Torino në finalen e ATP Masters nga pozita e dytë në renditjen e ATP-së.
Me këtë ai ka një rol favorit në grupin e tij, ndaj pritet të luftojë për trofeun.
Të tilla janë ambiciet e tenistit të ri spanjoll, i cili pranoi se erdhi për të fituar turneun.
“Kur jam duke buzëqeshur në fushë, luaj tenisin më të mirë.
Po përpiqem të jem i fortë dhe agresiv dhe duhet të jem perfekt për trofeun në Torino.
Kam ardhur këtu për të fituar. Dua ta shtoj këtë turne në fitoret e mia.
“Unë luaj kundër tenistëve më të mirë në botë, kështu që duhet të jem në nivelin më të lartë”, tha Alkaraz.
Spanjolli Alkaraz do të garojë në grup me Aleksander Zverev, Kasper Ruud dhe Andrejë Rublev.