Nadal zbulon dramën e tij

Tenis

Nadal zbulon dramën e tij

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 13:53
Nadal

Një karrierë e ndërtuar mbi sakrifica, punë të palodhur dhe dhimbje, përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm. Rafa Nadal ka rrëfyer anën e panjohur të karrierës së tij përmes një letre të publikuar në “The Players Tribune”.

“Dhimbja është një nga mësuesit më të mëdhenj të jetës, – shkruan ish-tenisti nga Majorka. – U lëndova kur isha 17 vjeç dhe më thanë se ndoshta nuk do të mund të isha më kurrë tenist profesionist. Në atë moment mësova se gjërat mund të marrin fund në një çast. Nuk ishte vetëm një thyerje e vogël në këmbë, ishte një sëmundje. Një sëmundje pa kurë, që vetëm mund të menaxhohej”.

Nadal bën zbulimi befasues: “Unë kisha sindromën ‘Mueller-Weiss’; kalova nga gëzimi më i madh te zgjimi të nesërmen, i paaftë për të ecur.

Kam kaluar shumë ditë në shtëpi duke qarë dhe ishte mjaft poshtëruese. Kam pasur fatin të kem një baba që ka ndikuar pozitivisht në çdo moment të jetës sime, një person të veçantë, që gjithmonë ka qenë shumë optimist.

Do të gjejmë një zgjidhje, më tha, edhe nëse nuk do ta gjejmë, ka gjëra të tjera në jetë përveç tenisit. Kur i dëgjova ato fjalë, mezi arrita t’i përpunoja, por falë Zotit, pas shumë dhimbjesh, ndërhyrjesh kirurgjikale, rehabilitimi dhe lotësh, u gjet një zgjidhje dhe gjatë gjithë këtyre viteve munda të vazhdoj të luftoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat