Ky është sportisti 211 centimetra që i jep goditje të rëndë Novak Gjokoviqit

Tenis

Ky është sportisti 211 centimetra që i jep goditje të rëndë Novak Gjokoviqit

Nga: K. Goca Më: 3 janar 2025 Në ora: 18:17
Reilly Opelka

Tenisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reilly Opelka, shkëlqeu me reketin e tij duke e poshtëruar me rezultat 2:0 (7:6, 6:3) serbin Novak Gjokoviq dhe kualifikohet në gjysmëfinale të turneut Brisbane në Australi.

Gjokoviq nuk gjeti asnjë recetë kundër Opelkës që shërbente fuqishëm. 

Dy lojtarët nuk kishin luajtur kurrë kundër njëri - tjetrit në turneun ATP.

Vendi më i lartë i Opelkës në renditjen botërore ishte numri 17-të në vitin 2022.

Që nga atëherë, ai ishte penguar vazhdimisht nga një lëndim.

Në Brisbane, do të përballet në gjysmëfinale me francezin Giovanni Mpetshi Perricard.

27-vjeçari me gjatësi 211 centimetra është ballëlart.

Amerikani i jep goditje të rëndë Novak Gjokoviqit duke e eliminuar nga garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat