Tenisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reilly Opelka, shkëlqeu me reketin e tij duke e poshtëruar me rezultat 2:0 (7:6, 6:3) serbin Novak Gjokoviq dhe kualifikohet në gjysmëfinale të turneut Brisbane në Australi.
Gjokoviq nuk gjeti asnjë recetë kundër Opelkës që shërbente fuqishëm.
Dy lojtarët nuk kishin luajtur kurrë kundër njëri - tjetrit në turneun ATP.
Vendi më i lartë i Opelkës në renditjen botërore ishte numri 17-të në vitin 2022.
Që nga atëherë, ai ishte penguar vazhdimisht nga një lëndim.
Në Brisbane, do të përballet në gjysmëfinale me francezin Giovanni Mpetshi Perricard.
27-vjeçari me gjatësi 211 centimetra është ballëlart.
Amerikani i jep goditje të rëndë Novak Gjokoviqit duke e eliminuar nga garat.