Turneu i Australian Open po bëhet gjithmonë më i pasur për tenistët pjesëmarrës.
Çmimet për fituesit dhe pjesëmarrësit në grand slam-in e parë të sezonit janë rritur ndjeshëm.
Edicioni i 2025-ës parashikon një çmim total prej 58 milionë eurosh për të gjithë garuesit.
Kjo shumë është 11.6% më shumë se në vitin 2024.
Kualifikimi për në raundin e parë të turneut australian vlen 79,300 euro (12,000 më shumë se vitin e kaluar), ndërsa fituesi do të marrë 2.1 milionë euro.
Pra, trendi i viteve të fundit, i rritjes së premios financiare për tenistët, po vazhdon edhe këtë sezon. Që nga viti 2016, premio në total është rritur me 119% dhe me 36% në pesë vitet e fundit.