Ditën e hënë do të nisë grand slam i Australian Open dhe tenistët kanë mbërritur në Melburn, ku po stërviten prë të qenë gati për takimet e raundit të parë.
Kampion në fuqi është tenisti italian Jannik Sinner, që do të ketë një detyrë të vështirë të mbrojë titullin.
Ndërkohë që rivalët e tij duket se po bashkëpunojnë mes tyre për t’i rrëmbyer kurorën.
Sot, spanjolli Carlos Alcaraz është stërvitur në fushën qendrorë të Australian Open. Ata kanë testuar njëri-tjetrin dhe parë formën në prag të ndeshjeve zyrtare.
Të enjten do të hidhet shorti i turneut, që ka gjasa të dhurojë sfida interesante që në fazën çerekfinale e atë gjysmëfinale.