CAS-i vendos për fatin e Sinerit

Tenis

CAS-i vendos për fatin e Sinerit

Më: 10 janar 2025 Në ora: 18:38
Siner

Fati i Janik Sinerit, përsa i përket të ardhmes së tij në tenis do të vendoset në pranverën e 2025. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur që në 16-17 prill, të zhvillohet seanca dëgjimore. Me dyer të mbyllura do të diskutohet apeli i ËADA-s kundër shfajësimit të Jannik Sinnerit për rezultatin pozitiv me klostebol.

E ardhmja e Jannik Sinnerit në tenis do të vendoset në mesin e muajit prill 2025. Pikërisht midis datave 16-17 prill, tenisti italian do të mësojë fatin e tij, nëse do të skualifikohet apo jo pas apelit të ËADA-s kundër shfajësimit të tij për rezultatin pozitiv me clostebol. Lajmi është komunikuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nëpërmjet faqes së saj zyrtare, ku janë përcaktuar datat si dhe gjithçka do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

CAS ka caktuar seancën dëgjimore Agjencia Botërore Anti-Doping, WADA, kundër Jannik Sinner, Agjencisë Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit. Arbitrazhi duhet të vendosë nëse ka pasur apo jo "neglizhencë" nga Sinner. Mungesa e keqdashjes së italianit nuk vihet në pikëpyetje, pasi ai nuk ka marrë kurrë qëllimisht clostebol për të përmirësuar performancën e tij.

Diskutimi do të fokusohet nëse Sinner mori të gjitha masat e mundshme për të parandaluar stafin e tij që të përdorte atë pomadë që përmban clostebol. ËADA gjithashtu argumenton në apelin e saj se Jannik ka neglizhuar duke mos bërë gjithçka për të shmangur situata të këtij lloji që të ndodhin, jashtë kontrollit të tij.

Nëse kjo neglizhencë - edhe minimale, ose "jo e rëndësishme" - do të njihej nga CAS, Sinner do të pezullohej. ËADA ka kërkuar një skualifikim prej 1-2 vjet. Por Sineri mund të pezullohet vetëm disa muaj dhe me këtë rast do të humbiste turnetë e Romës dhe Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat