Flamuri skandaloz shfaqet kundër Kosovës në garën e madhe!

Tenis

Flamuri skandaloz shfaqet kundër Kosovës në garën e madhe!

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2025 Në ora: 12:30

Skandalet vazhdojnë të serbëve!

Këto skandale janë të orkestruara nga kuzhina e Beogradit që padyshim gisht ka edhe provokuesi Novak Gjokoviq, sa e sa herë ka shprehur qëndrimet kundër Kosovës.

Gjokoviq, është e habitshme se si deri më sot i ka shpëtuar dënimeve shembullore nga mekanizmi ndërkombëtar.

Image

Pamje e turpshme e kësaj vajze me mendësi të shovenizmit serb, duke provokuar Kosovën në turneun "Austrralian Open"

Gjokoviqi dihet botërisht se është i ngarkuar politikisht dhe kundër Kosovës. 

Në turneun ‘Grand Slam’, “Australian Open” u shfaq një flamur skandaloz që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Ishte Novak Gjokoviq që po luante ndaj tenistit nga Portugalia, Faria, ku në ekran u shfaq një vajzë duke mbajtur flamurin serb me hartën e Kosovës.

Ky është turp i madh! Një provokim i madh ndaj shtetit të Kosovës. Është për çdo kritikë se si organizatorët lejojnë të futen në stadiumin e tenisit kësi flamuj të turpit dhe aq më e habitshme që kjo tifoze është dashur të dëbohet nga aty për aktin e saj të turpshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat