Provokatori Gjokoviq tregon se nga e ka nënën, përmend edhe Kosovën! 

Tenis

Provokatori Gjokoviq tregon se nga e ka nënën, përmend edhe Kosovën! 

Nga: K.G. Më: 15 janar 2025 Në ora: 17:27
Provokatori Gjokoviq

Është sportisti më provokues dhe më i urryer, serbi Novak Gjokoviq.

Gjokoviq ka shkaktuar skandale pas skandale, duke provokuar shtetin e Kosovës, madje para një kohe (viti 2020) kishte goditur me top edhe gjyqtaren amerikane. 

Çuditërisht deri me tash nuk ka marrë ndonjë dënim të rëndë, sidomos për fyerje dhe provokime që i bëri ndaj shtetit të Kosovës!

Sipas portalit nga Sanxhaku “Sanxhak Danas”, Gjokoviq, vjen nga një familje me origjinë të përzier etnike.

Nëna e tij është me origjinë kroate, ndërsa babai i tij i ka rrënjët në Mal të Zi dhe Kosovë. 

“Familja e nënës sime është tërësisht kroate. 

Ajo ka lindur në Beograd, por të gjithë janë kroatë.

Nga ana e babait tim i kam rrënjët nga Mali i Zi dhe Kosova.

Unë kam lindur në Serbi. Gjithmonë i kam trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë', kështu ka thënë provokatori për për revistën amerikane “GQ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat