Sinner dhe Swiatek sigurojnë një biletë për në raundin e tretë

Tenis

Sinner dhe Swiatek sigurojnë një biletë për në raundin e tretë

Më: 16 janar 2025 Në ora: 13:20
Sinner

Grand slam i Australian Open ka zhvilluar sot takimet e radhës së raundit të dytë, turne që po luhet në Melburn.

Numri 1 i botës për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj T.Schoolkate.

Në raundin e tretë avancon edhe tenisti rus Karen Khachanov, ai amerikan Taylor Fritz, australiani Alex de Minaur, francezi Gael Monfils dhe danezi Holger Rune, ndërkohë që u eliminua italiani tjetër Matteo Berrettini.

Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 ndaj R.Sramkova, duke u kualifikuar.

Fiton edhe tenistja britabike Emma Raducanu, ajo ukrainase Elina Svitolina, amerikanit Daniele Collins e Madison Keys si dhe Ons Jabeur e Tunizisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat