Ka nisur sot në Melburn raundi i tretë i grand slam-it të Australian Open në tenis.
Në raundin e katërt shkon spanjolli Carlos Alcaraz, që mundi 3-1 (6-2, 6-4, 6-7, 6-2) Nuno Borges.
Nuk zhgënjen as numri 2 në botë, gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) Jacob Fearnley.
Te femrat, një biletë për më tej siguroi tenistja bjelloruse Aryna Sebalenka, numri 1 në botë.
Ajo fitoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj Clara Tauson.
Nga gara është eliminuar Naomi Osaka, që u tërhoq pasi humbi setin e parë (6-7) ndaj Belinda Bencic të Zvicrës.
Më tej është kualifikuar edhe tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-2) Laylah Fernandez. Kualifikohen edhe spanjollja Paola Badosa, rusja Mirra Andreeva dhe rusja Anastasia Pavlyuchenkova.