Janë mbyllur sot takimet e raundit të tretë të grand slam-it të Australian Open në tenis, turne që po zhvillohet prej një jave në Melburn.
Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, avancon më tej pas fitores 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) ndaj Marcos Giron.
Një biletë për në raundin e katërt siguruan edhe francezi Gael Monfils, australiani Alex de Minaur dhe italiani tjetër Lorenzo Sonego.
Te femrat, fitore të lehtë korri polakja Iga Świątek, numri 2 në bota, që mundi 2-0 (6-1, 6-0) Emma Raducanu.
Fitore me përmbysje arriti Elina Svitolina e Ukrainës, që mundi 2-1 italianen Jasmine Paolini (2-67, 6-4, 6-0).
Në raundin tjetër shkojnë edhe Elena Rybakina, Emma Navarro dhe Veronika Kudermetova.