Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para të raundit të katërt të grand slam-it të Australian Open në tenis.
Të gjithë tenistët më të mirë dhe pretendentë për trofe kanë avancuar më tej.
Spanjolli Carlos Alcaraz përfitoi nga tërheqja e Jack Draper në fund të setit të dytë (7-5, 6-1) dhe avancon më tej. Kualifikohet edhe gjermani Alexander Zverev, numri 2 në botë, që mundi 3-1 Ugo Humbert.
Te femrat, numri 1 në botë, Aryna Sabalenka e Bjellorusisë, mundi 2-0 (6-1, 6-2) Mirra Andreeva.
Kualifikohet në çerekfinale edhe Coco Gauff e Amerikës si dhe spanjollja Paula Badosa e Anastasia Pavlyuchenkova e Rusisë.