Arina Sabalenka është kualifikuar në finale të Grand Slamit “Australian Open”, pasi që në gjysmëfinale mundi Paula Badosën nga Spanja me 2-0 në sete ose 6:4 dhe 6:2 në geme.
Pas ndeshjes, Sabalenka tha se ndjehet keq kur e mposht një shoqe të ngushtë, por i premton asaj se do të bëjnë shoping pas turneut dhe do të paguaj ajo.
“E di që ajo nuk do të flas me mua për 2 ose 3 ditë, jam e gatshme për këtë dhe e përballoj.
Dhe shpresoj që pas kësaj ne do dalim të kënaqemi së bashku. Do bëjmë shoping dhe unë do t’i paguaj asaj çfardo që ajo kërkon”, u shpreh Sabalenka.
Ajo e pret fituesen e duelit të gjysmëfinales kur takohen Kejs dhe Sviatek, për ta mësuar kundërshtaren në finalen e madhe.