Sabalenka synon të mbrojë titullin në Australian Open

Tenis

Sabalenka synon të mbrojë titullin në Australian Open

Më: 23 janar 2025 Në ora: 17:06
Aryna Sabalenka

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Madison Keys janë dy finalistet e grand slam të Australian Open për femra. Në fushat me çement të Melburn, dy nga tenistet më të mira në botë do të përballen të shtunën në finalen e turneut të parë të madh të vitit.

Në gjysmëfinalen e parë, Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-4, 6-2) tenisten spanjolle Paula Badosa.

Një ndeshje e komanduar nga bjellorusja, që synon të mbrojë titullin fituar vjet. Madje ajo është fituese e dy edicioneve të fundit.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, tenistja amerikane Madison Keys, aktualisht numri 14 në botë, mposhti 2-1 polaken Iga Swiatek që ishte favorite (5-7, 6-1, 7-6).

Një fitore me përmbysje e Keys pas ndeshje që ishte më e bukur e që zgjati mbi dy orë.

Sabalenka konsiderohet favorite, teksa ka fituar 4 nga pesë përballjet mes tyre, ndërkohë që Keys nuk ka fituar asnjë grand slam në karrierë. Të premten do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj.

Gjysmëfinale-Femra

Aryna Sabalenka-Paula Badosa, 2-0

Madison Keys-Iga Swiatek, 2-1

Gjysmëfinale-Meshkuj

Alexander Zverev-Novak Gjokoviq

Ben Shelton-Jannik Sinner

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat