Nadal dhe jeta e tij e re

Tenis

Nadal dhe jeta e tij e re

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 18:15
Rafael Nadal

Rafael Nadal ka folur për jetën e tij të re, pas largimit nga tenisi i luajtur.

Mëngjarashi spanjoll ka treguar për arritjet e tij në këtë sport, kundërshtarët e tij të mëdhenj, Federer dhe Gjokoviq.

Ai ka nënvizuar se dueli midis tyre i ka shtyrë të japin dhe të arrijnë maksimumin, duke sjellë më pas edhe dëmtime të shumta që i kanë penalizuar shumë gjatë karrierës në tenis.

Rafael Nadal ka folur për jetën e tij të re, dy muaj e gjysmë pas largimit nga sporti i tenisit. Ai ka nënvizuar faktin pasi fitoi 22 turne grand Slam në karrierë, midis tyre 14 triumfe në Roland Garros, i cili përbën edhe një rekord në të gjitha kohërat, u detyrua ta mbyllte karrierën duke vuajtur nga dëmtime të shumta.

Këtë Nadal e konfirmoi për mediat spanjolle duke iu përgjigjur edhe pyetjes së famshme se kush ka qenë rivali i tij më i ashpër në fushë: "Federer dhe Djokovic, nuk mund të zgjedh mes të dyve. Karriera ime është e lidhur me ta, ne gjithmonë e kemi shtyrë njëri-tjetrin për të bërë më mirë, për të arritur në kufijtë maksimalë, e kjo na ka sjellë dëmtime të ndryshme fizike, por në sportin e tenisit dhe në aspektin mendor na çoi në një nivel tjetër. Kjo është arsyeja pse ne kemi arritur të kemi një karrierë kaq të gjatë”.

Përsa i përket dëmtimeve dhe jetës së tij të re, mëngjarashi spanjoll përgjigjet: "Fatmirësisht sot jam mirë, por vitet e fundit kanë qenë të vështira. Po përpiqem të organizoj se çfarë është jeta ime tani dhe si do të jetë në të ardhmen. Të gjitha ndryshimet kërkojnë kohë, por personalisht gjithçka është në rregull. Mund tju them me sinqeritet se nuk ndjej më dhimbje dhe mund t’i ngjis shkallët me lehtësi”.

Pas largimit nga tenisi i luajtur, Nadal, vazhdon rregullisht punën në akademinë e tij të tenisit, e cila i ka shtrirë degët e saj në shtete të ndryshme të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat