Presidenti i Agjensisë anti-Doping paralajmëron Sinerin: Nuk ka analogji me rastin e Sviatek!!
Numri një i Agjensisë anti-Doping gjatë një interviste për të përditshmen polake “Rzeczpospolita” ka shpejguar se nuk ka asnjë analogji mes çështjes “Siner” dhe asaj “Sviatek”.
“Kemi të bëjmë me çështje të ndryshme.
Sviatek dhe Siner nuk kanë përdorur të njëjtat substanca, mendoj se edhe rrethanat janë krejt të ndryshme dhe nuk mund të bëjmë krahasime”, tha Vitold Banka kur u pyet përse enti i drejtuar prej tij ka apeluar çështjen “Siner” pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.