WADA ngre zërin, kërkon deri në dy vite pezullim për numrin 1 në botë

Tenis

WADA ngre zërin, kërkon deri në dy vite pezullim për numrin 1 në botë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 11:14
Jannik Sinner

WADA (Agjendia Ndërkombëtare Antidoping) ka folur për rastin Clostebol, një substancë ndaj së cilës tenisti italian Jannik Sinner ka rezultuar pozitiv në mars 2024. Numri 1 në botë u mbrojt duke shpjeguar se pozitiviteti ishte për shkak të kontaminimit nga fizioterapisti i tij gjatë një masazhi.

Më 26 shtator, WADA, apeloi verdiktin e gjykatës së caktuar nga Itia (organizata përgjegjëse për ruajtjen e integritetit të tenisit profesionist), e cila e konsideroi Sinner të pafajshëm.

Tashmë çështja ka kaluar në CAS të Lozanës, e cila ka vendosur që ankesa do të dëgjohet me dyer të mbyllura më 16 dhe 17 prill.

James Fitzgerald, zëdhënës i WADA, tha: “Ne besojmë se gjetja e “pa faj ose neglizhencë” nuk ishte e saktë sipas rregullave aktuale dhe po kërkon një periudhë pezullimi nga një deri në dy vjet. WADA nuk po kërkon anulimin e ndonjë rezultati, përveç atyre të vendosura tashmë në shkallën e parë“.

Ai shtoi se si kodi botëror antidoping po rishikohet vazhdimisht. Sipas tij, ishin atletët ata që kërkuan sanksione më të rënda ndaj shkelësve dhe periudha e pezullimit u zgjat nga dy në katër vjet. Një çështje shumë e ndjeshme, siç është ai ndaj Sinner, është menaxhimi i substancave me doza të ulëta, të papërfillshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat