Tenistët shpërthejnë kundër WADA-s

Tenis

Tenistët shpërthejnë kundër WADA-s

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Rasti i pezullimit me 3 muaj i tenistit italian Jannik Sinner, që bëri një marrëveshje me WADA (Agjencinë Ndërkombëtare Antidoping) për shkak se doli pozitiv me një sasi të papërfillshme, ka bërë që mjaft tenistë të jenë në mëdyshje në lidhje me rregullat.

“Unë jam vërtet e frikësuar nga kjo që po ndodh përreth nesh“, tha tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 1 në botë për femra. “Nëse më parë nuk e kisha problem të lija gotën me ujë dhe të shkoja në tualet në një restorant, tani nuk pi më nga e njëjta gotë”, shtoi Sabalenka.

“Nëse dikush ka përdorur një krem ​​mbi ty dhe rezultoi pozitiv, ata do të të sulmojnë dhe nuk do të të besojnë se jemi të pafajshëm ose diçka të tillë. Në thelb, ti frikësohesh shumë nga sistemi antidoping që është ngritur, pasi mund të penalizohesh për hiçgjë apo për faj të të tjerëve”, shtoi Sabelenka.

Ndërsa tenisti rus Daniil Medvedev tha: “Është një temë që mund të diskutohet me orë të tëra.

Shpresoj që e njëjta gjë mund të ndodhë në të ardhmen, se është një precedent dhe të gjithë mund të bëjnë të njëjtën gjë. Përndryshe rrezikon të bëhet një situatë e çuditshme. Shpresoj që tenistët të kenë të njëjtin trajtim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat