Gjokoviq eliminohet qysh në rundin e parë nga turneu “Indian Wells”

Tenis

Gjokoviq eliminohet qysh në rundin e parë nga turneu “Indian Wells”

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:11
Novak Gjokoviq.

Dita e diel nuk filloi edhe aq mirë për tenistin serb, Novak Gjokoviq.

Gjokoviq u eliminua qysh në rundin e parë nga turneu “Indiana Wells”.

Ai u mposht nga holandezi, Botic van de Zandschulp, me rezultat 2:1 në sete (6-2, 3-6, 6-1).

Humbja në këtë turne është një tjetër goditje për serbin.

Novak Gjokoviq, në shkurt u eliminua që në ndeshjen e tij të parë në turneun e Doha-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat