Zyrtarët policorë të SPB Tetovë mbrëmë (9 dhjetor) rreth orës 22:15, në fshatin Palaticë të Tetovës, e kanë privuar nga liria 75-vjeçarin M.Z.
nga ky fshat, i cili më parë kishte qenë i raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre familjare rreth orës 20:00 e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij B.Z. (32).
I njëjti gjithashtu gjatë sulmit kishte përdorë një mjet prej druri.
M.Z. është u ndalua në Stacionin Policor të Tetovës për të pastruar rastin, kurse prej tij janë konfiskuar: një pushkë gjahu, një pistoletë, mjete prej metali dhe druri.
Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.