Siç njoftojnë nga SPB Shkup, sot në ora 14:30 në Tetovë, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria R.Sh (46) dhe B.A, që të dy nga Tetova, për shkak se janë kapur duke shitur piroteknikë.
Atyre u janë konfiskuar rreth 300 copa material piroteknik.
“Që të dy janë arrestuar në stacionon policor dhe pas dokumentinit të rastit kundër tyre do të ngritet procedurë”, thuhet në njoftimin e policisë.