Gjatë ditës së djeshme, nga ora 12-20:00 në terrenin e SPB Tetovë është realizuar një aksion për kontroll të shpejtësisë tek veturat në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar-Tetovë.
120 vozitës e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar për vozitje.
101 vozitës nga rajoni i Tetovës dhe 19 nga rajoni i Gostivarit kanë marrë dënime sipas ligjit për siguri në komunikacion.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve nëpër këto rrugë janë gjetur edhe vozitës që kanë qenë nën ndikim të alkoolit , dhe të njejtëve ju janë shqiptuar dënime adekuate.