Inspektorati mbyll lokalin në Tetovë, shkelen masat kundër Covid-19

Tetova

Inspektorati mbyll lokalin në Tetovë, shkelen masat kundër Covid-19

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:00
Inspektorati mbyll lokalin

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:30, në Sedllarcë të Epërme në Tetovë policia ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.I.

Lokali tij ka punuar pas orarit të lejuar për punë, ndërsa policia në objekt ka hasur në 29 persona.

MPB informon se objekti është mbyllur nga Inspektorati i Tregut .

Ndërsa pas zbardhjes së rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat