Babë e bir nga Tetova janë arrestuar pasi paraprakisht kanë rrahur një punonjësin të shërbimit për prakingje.
Incidenti ka ndodhur gjatë mesditës në rrugën “Ilindensa”.
Nga SPB-Tetovë njoftojnë se dy personat po mbahen në stacion të policisë, pasi kanë sulmuar drejtuesin e karrotecit(mjetit speciale për tërheqjen e makinave-merimangë)
“Në ora 12:40, policët e SPB-Tetovë në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, afër sheshit të qytetit, arrestuan shtetasit e Tetovës H.T. (19) dhe SH.T. (47), të cilët më parë sulmuan fizikisht S.M. (49) nga Shipkovica e Tetovës, i punësuar në “shërbimin e tërheqjes së makinave” në Tetovë”, thonë nga MPB.