Drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës është sulmuar fizikisht nga një punonjës i punësuar në sigurim.
Ai ka qenë i sulmuar nga N.S në momentin kur ka dalë nga zyra e tij.
Ndërsa më herët dy personat në fjalë kanë pasur diskutime verbale nëpër shkallë.
Nga policia vërtetuan ngjarjen dhe njoftuan se po ndërmerren masa.