SPB Tetovë: Zbardhen 24 vepra penale, kallëzim penale për mashtruesin dhe ndihmuesin e tij

Tetova

SPB Tetovë: Zbardhen 24 vepra penale, kallëzim penale për mashtruesin dhe ndihmuesin e tij

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:21
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike ka parashtruar padi penale për 44-vjeçarin R.M. nga Tetova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Siç njofton SPB Tetovë, padi është parashtruar edhe kundër 45-vjeçarit S.Sh. nga fshati Kopanicë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndihmuar 44-vjeçarin R.M.

“I pandehuri i parë R.M. në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në gjysmën e dytë të janarit të këtij viti, duke u paraqitur si një biznesmen nga Turqia, me histori dhe tregime për gjoja aksidente të ndodhura, ka mashtruar disa punonjës të kompanive në Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë me anë të telefonit”.

“I njëjti duke interpretuar tregime të rreme, se të punësuarit e tyre në të shumtën e rasteve shoferë, kanë humbur jetën ose janë lënduar rëndë në aksidente trafiku dhe se ata duhen para për varrimin ose trajtimin e tyre nëpër spitale, i njëjti ka arritur që në mënyrë të paligjshme të marrë një shumë totale prej rreth 9000 euro”.

“Paratë janë mbledhur përmes filialeve të një kompanie të caktuar dhe pastaj personi S.SH. të njëjtat i ka marrë dhe ia ka dhënë personit R.M, kurse nga ana tjetër ai e ka paguar prej 50 deri në 100 euro për shërbimin e kryer”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat