Vidhen tre dyqane në qendër të Tetovës, dy butiqe për veshje si dhe një dyqan me çanta, sipas informatave nga kjo vjedhje llogariten vetëm dëm i madh material.
Vjedhja ka ndodhur në orën policore, kur edhe nuk lejohet lëvizja e qyetatrëve por hajni ka gjetur kohën e përshtatshme kur të gjithë flejnë dhe smunden të dalin nga shtepitë, ai ka bërë lirshëm vjedhjen në tre dyqne pa mos u vërejtuar nga askush as edhe nga ekipet e policisë.
Ekipi i policisë doli në vendngjarje, vëzhguan terenin dhe po punojnë për zbardhjen e rastit informon Televizioni Koha.
Qendra e Tetovës është e pajisur me qindra kamera përreth thuajse në secilën shitore dhe kjo mund ta bëjë paksa më të lehtë kapjen e hajnit.