“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur tre raste të vjedhjeve të rënda, një vjedhje dhe një tjetër vjedhje në tentativë.
Dhe si të dyshuar për kryerjen e këtyre vjedhjeve deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, penalisht do të raportohen katër të mitur nga Tetova dhe fshatrat Llërc, Dëbërc dhe Sedllarcë e Epërme.
Të katër të miturit dyshohet se në periudhën nga marsi deri në fund të qershorit të këtij viti, kanë marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale (krime pronësore) dhe në vende të ndryshme, më shpesh në vende të ndryshme kanë vjedhur produkte të ndryshme.
Shumica e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarëve të tyre”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.