Ishte vaksinuar me dy doza vaksinash, ndërron jetë një pacientë nga coronavirusi

Tetova

Ishte vaksinuar me dy doza vaksinash, ndërron jetë një pacientë nga coronavirusi

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Kryetari i qendrës për Kovid në Tetovë, Gëzim Nuredini, njoftoi sot se dje vdiq një pacient 62 vjeçar i cili ishte infektuar me coronavirus, megjithëse më parë kishte marrë dy doza të vaksinës Sinofarm.

Ai për AIM tha se me këtë rast nuk dëshirojnë të trembin njerëzit e tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe se kjo nuk duhet tu shërbejë si një justifikim që ata të mos vaksinohen.

“Kjo çështje është pak e vështirë për tu shpjeguar. Dihet që personi i vaksinuar mund të infektohet dhe të jetë pozitiv. Në këtë rast kemi pasur një pacient i cili kishte probleme kronike të veshkave, hipertension dhe ishte gjithashtu pozitiv në test dhe e gjithë kjo e bëri atë që të jetë një pacient i vështirë.

Sidoqoftë, kjo nuk duhet të merret si rregull që gjithmonë do të ndodhë dhe nuk duhet të jetë një moment demotivues për pacientët e tjerë që kanë dy ose tre sëmundje kronike”, tha Nuredini.

Pacienti thuhet se kishte sëmundje kronike të veshkave, kardiomiopati dhe hipertension.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat