AAA: Urgjentisht t’i fusë në shërbim të qytetarëve autobusët e Ndërmarrjes Publike

Tetova

AAA: Urgjentisht t’i fusë në shërbim të qytetarëve autobusët e Ndërmarrjes Publike

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Partia Alternativa kërkon nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi t’i vë urgjentisht në përdorim autobusët urban të blerë nga muaji janar.

Sipas kësaj partie, më vënien në funksion të autobusëve do të lehtësohet komunikacioni i ngarkuar në këtë qytet. Nga ky subjekt kërkojnë që Arifi të mos i keqpërdor autobusët për pikë politike.

“Alternativa dega Tetovë kërkon nga kryetarja e Komunës së Tetovës që urgjentisht t’i fusë në shërbim të qytetarëve autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, me çka sadopak do të duhej të lehtësohej komunikacioni i stërngarkuar. Ajo duhet ta ketë mësuar leksionin se nuk fitohen pikë të imëta politike duke i vonuar projektet dhe duke i lëshuar ato në vigjilje të zgjedhjeve lokale të tetorit.

Qytetarët e Tetovës nuk janë sklerotikë, siç i pandeh kryetarja Arifi”– deklaroi Faton Selmai, Kryetar i degës së Alternativës, Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat