FSH në Tetovë anashkalon gjuhën shqipe duke mos e njohur të njëjtën.
Kërkesat që qytetarët i parashtrojnë në gjuhën shqipe nëpunësja shqiptare nuk i pranon, por i detyron që të njëjtën kërkesë ta parashtrojnë në gjuhën maqedone.
Është ironike që, nëpunësja shqiptare, vepron në kundërshtim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, e i cili ligj parasheh se qytetarët kanë të drejtë ta përdorin cilëndo nga gjuhët e theksuara zyrtare (pra, përfshi edhe shqipen), ndërsa institucionet e kanë për OBLIGIM që tu mundësojnë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim të atyre gjuhëve zyrtare në cilëndo qoftë procedurë.
Gjithashtu, gjithnjë sipas të njëjtit Ligj, mosrespektimi i këtyre dispozitave gjobitet- dhe gjobat për kundërvajtje u shqiptohen si institucionit në fjale, ashtu edhe personave zyrtarë brenda këtyre institucioneve.