Sot në Tetovë, në prezencë të zv/kryeministrit Artan Grubi dhe disa prej ministrave të Qeverisë së RMV, u përurua fillimimi i punëve ndërtimore për vazhdimin e bulevardit B.Toska në Tetovë.
Teuta Arifi tha se Komuna e Tetovës e fitoi këtë projekt në vlerë prej 43 milion denarë nga programi qeveritar i TAV, dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave formalo-juridike, sot me krenari dhe kënaqësi të veçantë fillojmë bashkë punët ndërtimore për vazhdimin e kësaj arterie shumë të rëndësishme për qytetin!
“Falënderoj Qeverinë e RMV dhe të gjithë ata që kontribuan dhe punuan për realizimin e këtij projekti” deklaroi kryetarja Arifi .
Edhe më shumë, për Tetovën tonë! u shpreh ajo.


