Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës.
Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, do të garojë kryetari i
Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Pjesë nga fjalimi i kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami;
“Lëvizja BESA edhe kësaj radhe do të shkoj në zgjedhje me popullin, do të shkoj në zgjedhje me qytetarin e Tetovës, Gostivarit, Çairit.., me qytetarin që nga Likova e deri në Dollnen, do të shkoj në koalicion ME KREJT, me krejt ata njerëz të vullnetit të mirë që duan ndryshimin për komunën e tyre. Është e vështirë të dalësh në zgjedhje ku temë kryesore nuk do të jetë oferta politike dhe programi zgjedhor, por përsëritja e vazhdueshme e asaj se cfarë është premtuar dhe çfarë nuk është realizuar”.
Pjesë nga fjalimi i Shefit të Shtabit qendrorë, Arjanit Hoxha:
“Tetovës i ka hije dhe e meriton të udhëhiqet nga Bilall Kasami. Person i cili duke patur komoditetin e pushtetit vendos të prishë rehatinë e tij dhe të hyje në një sfidë të re. Por kur është në pyetje Tetova i’a vlen. Tetova ka qenë e Besës dhe do vazhdojë të mbajë Besën. Ndërsa ne i kemi hy kësaj gare #MeKaKrejt për të fituar”.