Spitali Covid në Tetovë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Nga informacionet paraprake raportohet për 8-9 viktima; pacientë dhe staf mjekësor.
Burimet nga vendi i ngjarjes thonë se në Spitalin Modular që përfshi nga zjarri kanë qenë të shtruar 24 pacientë me COVID të cilët ishin në trajtim me oksigjen.
Kur ka nisur zjarri ka pasur edhe staf mjekësor në këtë spital.
Ende nuk dihet sa prej këtyre pacientëve kanë arritur të shpëtojnë nga zjarri.