Jo zyrtarisht, 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione te ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe Qendrën Klinike në Shkup, raporton Alsat-mk.
Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndryshe nga kjo tragjedi e mbrëmshme numri i viktimave ka arritur në 14.
Ky numër është konfirmuar edhe nga Prokuroria e shtetit.