Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe njëherë shpreh ngushëllime deri tek familjet e viktimave dhe të lënduarve në ngjarjen e mbrëmshme tragjike në Kovid-qendrën në Tetovë, ndërkohë që ndihmon familjet e viktimave me nga 500 euro, mjete të pakthyeshme.
“Në këto momente të rënda, të humbjes së më të afërmve, në shenjë solidariteti dhe gjesti human, familjeve të viktimave Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’iu ndajë ndihmë në vlerë prej 30 mijë denarëve (500 euro)”.
Nga kjo tragjedi kanë mbetur të vdekur 14 persona.