Zëvendësministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
Hasani ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se jep dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëjë në këto momente, ndonëse siç ka thënë, nuk ka asnjë lidhje me procedurat e vënies së spitalit modular.
“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten.
Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, ka shkruar Hasani.