Në Tetovë u marshua në kujtim të viktimave nga zjarri tragjik

Tetova

Në Tetovë u marshua në kujtim të viktimave nga zjarri tragjik

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:44
Marshi në Tetovë

Në Tetovë është mbajtur marshi paqësor për të kujtuar 14 viktimat e zjarrit tragjik që shkrumboi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit.

Marshi që filloi nga Sheshi Ilira, përfundoi para Qendrës Kovid të shkrumbuar, nuk u shënua me asnjë brohoritje. Ishte i qetë.

Pasi arritën në Qendrën Kovid, marshuesit dëshiruan t’u afrohen dhomave ku humbën jetën nga zjarri, por u ndaluan nga policia.

Aty u ulën për një minutë në heshtje duke kujtuar se është ditë zie.

“Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën marshuesit.

Nga zjarri në qendrën kovide në Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa të lënduar mbeten 12 persona.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat