Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për të parin e Tetovës Bilall Kasami në vazhdën e kampanjës së zgjedhjeve lokale ka vizituar vendin ku u mbajtën ligjeratat të para të UT-së, në Poroj të Tetovës.
Kasami pa nga afër dëshmitë e ngjarjes ku banorët e Porojit dhe më gjërë i dolën në mbrojtje dijes, duke mos i lejuar forcat policore që të depërtojnë në vendin ku mbaheshin ligjeratat..
Po ashtu e quajti vendi i rezistencës për dije.
Kujtojmë se vendi i mbajtjes së ligjeratave të para në Poroj ka qenë mektebi i xhamisë së këtij fshati.