Sonte në debate zgjedhore në TV21, po diskutohet për Komunën e Tetovës. Kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti kërkon votën e qytetarëve për të udhëhequr me Tetovën 2021-2025. Bexheti shpalosi programin e tij 4 vjeçar.
Thotë se ka premtuar pak për Tetovën pasi që siç shprehet është me këmbë në tokë.
“Kam premtu pak sepse e kam paraparë se sa mundet me u punu në qytetin e Tetovës.
Ka disa gjëra që nuk kërkojnë shumë investime dhe kam qenë me këmbë në tokë”, tha kandidati i PDSH-së për Tetovën Sadi Bexheti në debate zgjedhore.