Jo zyrtarisht mësohet se Nuredin Fetai i njohur në Tetovë si Luli është emëruar drejtor i NPK “TETOVA” – Tetovë.
Ai këtë pozitë e ka ushtruar edhe në vitin 2009.
Fetai në vitin e kaluar u emërua anëtar i bordit të drejtorëve në Postën e Maqedonisë si kuadër i Lëvizjes BESA.
Përndryshe Nuredin Fetai është jurist i diplomuar, i cili është dëshmuar për profesionin e tij, duke ushtruar shumë detyra, të cilat i ka kryer me përkushtueshmëri dhe profesionalizëm.