Udhëheqësia e re e Komunës së Tetovës, borxhin e komunës të bërë gjatë viteve të kaluara, e ka vendosur nëpër billborde në qytet.
Para disa ditësh kryetari i ri i Tetovës, Bilall Kasami, në konferencë për shtyp njoftoi se borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro, ndërsa të njëjtin e ka vendosur edhe nëpër billborde.
Sipas asaj që njoftoi Kasami, vetëm komuna e Tetovës ka borxh në vlerë prej 14 milionë eurove, kurse bashkë me ndërmarrjet që janë në kompetencë të komunës gjithsej borxhi është 24 milionë euro.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/15/auto_borxhi-i-tetove1639579582.jpg)
“Në anën tjetër ndërmarrja komunale ka borxh prej 9.7 milionë euro, ndërmarrja parkingu ka borxh prej 187 mije euro dhe ne total borxhi i komunës se Tetovës bashkë me ndërmarrjet dhe detyrimet ndaj shkollave është 24 milion e 18 mije euro”, informoi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.