Dje (16-shkurt) në mbrëmje rreth orës 22:10, në rrugën e ,,Ilindenit“ tek blloku 87 në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat D.S. (21)
Dhe A.A. (21) nga Sellarca e Epërme e Tetovës dhe N.S. (20) nga Tetova.
Për shkak gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.