Policët e SPB- Tetovë sot (2 mars) në orën 12:00, në rrugën “146” në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 29-vjeçarin B.G. nga Tetova i dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për vepra penale “vjedhje e rëndë”, e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Menjëherë pas arestimit ai u dërgua në burgun e Idrizovës në Shkup për të vuajtur dënimin.
Gjysmë ore para kësaj, rreth orës 11:40, me urdhër të gjykatës është ndaluar edhe 30-vjeçari J.S. nga Sllatina e Tetovës.
I dënuar me një vit burg për veprën “dhunë”, të dënueshme sipas neni 386 nga Kodi penal, pas së cilës është transferuar në burgun e Tetovës në Tetovë për vuajtje të dënimit.