Në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot Qytetar Nderi Rifat Jasharin, njofton komuna e Tetovës
Ceremonia është mbajtur në sheshin Iliria në Tetovë, në nderim të familjes Jashari, ku me këtë rast është mbajtur edhe një koncert madhështor, me pjesë mnarrhen e disa yjeve te muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.
Në njoftimin e saj zyrtar kjo komun tha se shpallja Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë, ka theksuar me këtë rast, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk mundi që të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari sqaroi mos pjesmarrjen e tij nga ceremonia komuna e Tetovës.
Lazim Destani: Tetova sot e ka nderuar familjen e Adem Jasharit
Në faqen e tij zyrtare Lazim Destani filantropi i njohur tetovar mik i hershëm i familjes Jashari i cili mori pjesë në këtë ceremoni shkruajti se Tetova ishte e stolisur me flamuj kombëtar, teksa e ka nderuar me këtë rast familjen e Adem Jasharit.
“Ishte kënaqësi e veçantë pjesëmarrja sot në ceremoninë e dekorimit me titullin Qytetar Nderi dedikuar Rifat Jasharit, vëllait të heroit kombëtar Adem Jashari. Në pamundësi për të qenë prezent vet Baca Rifat, nga Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, këtë dekoratë e pranoi biri i kryekomandantit, Lulzim Jashar”, shkruan Lazim Destani