Gjendet makina e vjedhur në Tetovë, arrestohet autori

Tetova

Gjendet makina e vjedhur në Tetovë, arrestohet autori

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

MPB informon se e ka arrestuar vjedhësin e një veture në Tetovë.

Nga MPB njoftojnë se mbrëmë në ora 21:30 në Tetovë, zyrtarët policorë e kanë arrestuar 45-vjeçarin Z.D.

Kjo nën dyshimin se rreth para dy orëve në rrugën “Gostivarska” në Tetovë, e ka vjedhur një makinë “Volkswagen Polo Clasic” me targa të Tetovës, nën pronësi të 64-vjeçarit I.SH.

“Makina taksin, e cila ka qenë e parkuar me dyer të hapura dhe çelësin brenda, ë vonë është gjetur në rrugën “146” në Tetovë dhe i është kthyer pronarit. Z.D Është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat